Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunç deklaroi se vdekja e kreut të FETO-s nuk do të ndërpresë vendosmërinë në luftën kundër organizatës terroriste, transmeton Anadolu.
Ministri Tunç në llogarinë e tij në median sociale bëri një postim në lidhje me vdekjen e liderit të FETO-s, Fetullah Gülen.
Ai tha se vdekja e kreut të FETO-s nuk do të ndërpresë vendosmërinë në luftën kundër organizatës terroriste. “Përkundrazi, lufta jonë do të vazhdojë me të njëjtën vendosmëri dhe këmbëngulje”, tha Tunç.
Ministri Tunç theksoi se secili prej anëtarëve të FETO-s do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë turke.
“Lufta kundër kësaj organizate e cila vazhdon si një problem themelor i sigurisë kombëtare kundër vendit tonë, nuk do të kufizohet vetëm në liderin e FETO-s, por do të vazhdojë me të gjitha elementet dhe shtrirjet e saj. Procedurat gjyqësore që kryhen kundër anëtarëve të FETO-s nuk preken nga vdekja në fjalë dhe gjyqet e kryera kundër drejtuesve dhe anëtarëve të organizatës si dhe mekanizmave gjyqësorë ndërkombëtarë do të ndiqen me të njëjtën vendosmëri”, tha Tunç duke vazhduar:
“Shteti i Republikës së Turqisë, me të gjitha institucionet dhe organizatat e saj veçanërisht gjyqësorin, nuk do të heq dorë kurrë nga pastrimi i mbetjeve të këtij rrjeti tradhtar që ka hapur luftë kundër vullnetit kombëtar. Do të vazhdohet të ndërmerret çdo hap i nevojshëm për paqen dhe sigurinë e kombit tonë dhe çdo anëtar i organizatës tradhtare do të japë patjetër llogari para drejtësisë turke”.