Politikani serb, Nikola Sanduloviq, vazhdon ta akuzojë regjimin në Serbi se po e atakon atë dhe familjen e tij.
Sanduloviq, ka thënë se pas rrëmbimit tim dhe tentativës për vrasjen e tij, tashmë vajza e tij Klara ishte shënjestër e një atentati.
Ata hynë në makinën e saj dhe i hodhën sheqer në rezervuarin e saj, i cili bllokoi plotësisht motorin ndërsa ajo po e drejtonte dhe për pak sa nuk shkaktoi një shpërthim”, ka shkruar Sanduloviq, në platformën “X”, transmeton Telegrafi.
Sanduloviq tha se vetëm falë qetësisë së saj, vajza e tij arriti të shmangë një aksident gjatë vozitjes dhe të ndalojë në mënyrë të sigurt makinën.
“Makina ndodhet aktualisht në një qendër shërbimi të autorizuar ku motori është çmontuar plotësisht për të përcaktuar nëse sheqeri është derdhur në rezervuar”, ka shkruar ai.
Më tej, Sanduloviq thotë se “regjimi kriminal në Serbi nuk heq dorë nga synimi për të më eliminuar fizikisht mua dhe vajzën time Klara”.
“A do ta shikojë bota dhe komuniteti ndërkombëtar me qetësi dhe do ta lejojnë të ndodhë? A ishte një rast identik me opozitarin e vrarë Navalny?”, ka shkruar politikani serb. /Telegrafi