Një ushtare ukrainase që gjendej brenda autoblindës amerikane Bradley që i është dhuruar Ukrainës nga SHBA-të si pjesë e paketës ushtarake – ka arritur të shënjestrojë dhe shkatërrojë autoblindën ruse në qytetin e Avdiivkas në lindje të vendit.
Ukrainasja që është pjesë e Brigadës së 47-të, përdori dylbitë për natën për të lokalizuar pozicionet ruse – duke i goditur me top 125 mm dhe raketa antitank me të cilat Bradley është i pajisur.
Në videon e publikuar gjithashtu shihet sesi ukrainasit përdorën edhe dronë për të goditur sërish autoblindën ruse, dhe të sigurohen që mos përbëjë rrezik në rast se dikush ka mbijetuar brenda saj.
Në video shihen pamje edhe nga betejat e ashpra për qytetin ukrainas, ku gjeneralët e Vladimir Putinit po refuzojnë të heqin dorë nga ky vend pavarësisht humbjeve të mëdha që i kanë pësuar – ku dhjetëra mijëra burra dhe mijëra tanke u janë shkatërruar.
Beteja për Avdiivkan tani është në një fazë kruciale – ku rusët po tentojnë të ndajnë në dysh, derisa ukrainasit po japin maksimumin që të mos ndahet dhe të kontrollohet pjesërisht nga rusët.