Donald Trump i ka drejtuar një thirrje të prerë Kubës për të arritur një marrëveshje të menjëhershme, duke paralajmëruar se në të kundërt do të përballen me pasoja të rënda, pasi rryma e naftës dhe financave nga Venezuela do të ndërpritet përfundimisht.
Sipas raportimeve të BBC, vëmendja e Presidentit amerikan është përqendruar te Kuba që prej bastisjes së 3 janarit në Karakas, ku forcat amerikane kapën liderin venezuelian, Nicolás Maduro. Venezuela, si aleate historike, llogaritet se i furnizonte autoritetet e ishullit me rreth 35,000 fuçi naftë në ditë.
Në kundërpërgjigje, Ministri i Jashtëm i Kubës deklaroi se vendi i tij gëzon të drejtën legjitime për të importuar karburant pa ndërhyrje të jashtme, teksa Presidenti kuban theksoi se askush nuk mund t’u diktojë vendimet e tyre sovrane.
Taktika e administratës Trump për konfiskimin e cisternave të sanksionuara ka filluar të godasë rëndë rrjetin e energjisë elektrike në Kubë. Të premten, SHBA sekuestroi anijen e pestë që transportonte naftë venezueliane. “Për vite me radhë, Kuba mbijetoi me naftën dhe paratë e Venezuelës, duke ofruar në këmbim shërbime sigurie për diktatorët, por kjo periudhë mori fund!” deklaroi Trump në Truth Social këtë të diel. /lajmishqip.net
