Forcat e Armatosura të Ukrainës rrëzuan një Su-25 rus në rajonin e Donetskut.
Ky është momenti kur ushtarët ukrainas rrëzuan një aeroplan sulmues rus Su-25, gjegjësisht i dyti vetëm në këtë muaj.
Sipas një deklarate të bërë nga grupi Khortysia, sulmi ndodhi në afërsi të Pokrovsk, Donetsk Oblast, më 23 korrik.
Videoja e incidentit u shpërnda në platformën X (i njohur përpara si Twitter).
Sipas deklaratës, njësitë anti-ajrore e rrëzuan aeroplanin teksa po përpiqej të qëllonte mbi pozicionet ukrainase.
The AFU epically shot down a Russian Su-25 on the Pokrovsky direction pic.twitter.com/zHlwc8cVy9
— NEXTA (@nexta_tv) July 23, 2024
Grupi i forcave Khortytsia ndau gjithashtu një video që tregonte një raketë anti-ajrore duke u lëshuar dhe duke goditur një aeroplan në distancë.
Këto pamje tregojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës duke rrëzuar një aeroplan luftarak rus Su-25 pranë Pokrovsky, i dyti në një muaj.
Pamjet tregojnë dy aeroplanë rusë që kalojnë në lartësi të ulët kur forcat ukrainase hapin zjarr me një raketë tokë-ajër që godet objektivin.
Imazhet janë marrë nga Brigada e 110-të e Mekanizuar e Veçantë e quajtur sipas gjeneral-kolonelit, Mark Bezruchka i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale./Telegrafi