Ukë Rugova në zbulimin e shtatores së babait të tij: Zoti të vazhdojë ta bekojë Republikën e Kosovës bashkë me SHBA-të

0 minutes, 26 seconds Read

Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së babit të tij ka falënderuar Komunën e Podujevës për financimin e kësaj shtatoreje.

Ai ka përmendur edhe SHBA-të dhe BE-në.

“Zoti le të vazhdojë ta bekojë Republikën e Kosovës dhe popullin e saj të mrekullueshëm bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësinë Evropiane”, ka thënë Rugova.

Ai ka lavdëruar punën e skulptorit Gëzim Muriqi për punën.

Publikime te ngjashme