U ekzekutua pasi hapi zjarr ndaj Trump, atentatori 20-vjeçar u diplomua vetëm dy vite më parë

0 minutes, 47 seconds Read

Thomas Matthew Crooks, atentatori i Donald Trump, studioi në shkollën e mesme Bethel Park, të Pensilvania

Në video shihet ceremonia e diplomimit të atentatorit nga shkolla e mesme Bethel Park në vitin 2022.

Crooks ishte 20 vjeç. Ai u vra nga snajperistët e njësisë speciale amerikane, pasi qëlloi me armë drejt Trump.

Crooks ishte vendosur në çatinë e një ndërtese dhe kishte hapur zjarr ndaj ish-presidentit me një pushkë gjysmë automatike Ar15, e cila njihet për përdorimin masiv në SHBA, përfshirë edhe në masakrat tronditëse të ndodhura në vend.

Përveç goditjes së Trump në veshin e djathtë, Crooks shkaktoi edhe vdekjen e një personi ndodhej si pjesëmarrës në tubimin e Trump dhe dy të tjerë pësuan lëndime, gjithashtu nga radhët e turmës që mbështeste Trumpin në takimin e tij elektoral, në kuadër të zgjedhjeve Presidenciale të nëntorit 2024, përballë Joe Biden.

Publikime te ngjashme