Turqia “armatos” Kosovën, gati paketa 1 milion dollarë

0 minutes, 43 seconds Read

Turqia ka akorduar një tjetër paketë ndihme me vlerën 1 milionë dollarë për Kosovën, për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës,

Lajmi u konfirmua dhe nga ministri i Mbrojtjes në Kosovës, Ejup Maqedonci që tha se ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes së jashtme ushtarake nga qeveria turke.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake”, theksoi Maqedonci.

Ministri falënderoi Turqinë për donacionin, duke siguruar që bashkëpunimi i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

Publikime te ngjashme