Trump zbulon detaje nga marrëveshja sekrete për Grenlandën, “na jep gjithçka që na duhej”

0 minutes, 45 seconds Read

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë detaje të reja lidhur me atë që ai e cilëson si “konceptin e një marrëveshjeje” të arritur me NATO-n për çështjen e Grenlandës.

Ai thekson se bisedimet janë ende në zhvillim, por kanë arritur një fazë “mjaft të avancuar”, duke pohuar se marrëveshja “na siguron gjithçka që na duhej” – veçanërisht në aspektin e “sigurisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare”.

Trump përsërit se kjo do të jetë një “marrëveshje e përhershme”, megjithatë, nuk ka dhënë qartësi nëse pronësia territoriale ishte pjesë e diskutimeve të zhvilluara.

“Kjo është marrëveshja përfundimtare afatgjatë”, deklaron ai. “Dhe mendoj se i vendos të gjithë në një pozicion vërtet të favorshëm, sidomos sa i përket sigurisë, mineraleve dhe të gjitha elementeve të tjera thelbësore”./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme