Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka nisur takimin e tij zyrtar me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, duke diskutuar gjerësisht mbi ecurinë e operacioneve në Iran. Gjatë kësaj bisede, Trump vlerësoi lart rolin e Berlinit, duke theksuar se Kancelari Merz po tregon një gatishmëri të madhe për të ndihmuar dhe po sillet në mënyrë tejet korrekte, transmeton Ballkani.info.
Lidhur me situatën ushtarake në terren, kreu i Shtëpisë së Bardhë përdori tone triumfuese për të përshkruar gjendjen e kundërshtarit. “Ata tashmë nuk zotërojnë më një marinë, pasi ajo është shkatërruar plotësisht. Nuk kanë më as forcë ajrore dhe as sisteme zbulimi; çdo gjë është asgjësuar në mënyrë sistematike,” deklaroi ai për mediat.
Trump nënvizoi se goditjet kanë qenë fatale për infrastrukturën strategjike të Teheranit. Sipas tij, pothuajse çdo kapacitet mbrojtës është eliminuar, duke i lënë rrugë të lirë sukseseve të mëtejshme. “Gjithçka po shkon shkëlqyeshëm. Ushtria jonë po bën një punë fantastike dhe rezultatet janë të dukshme,” përfundoi Presidenti amerikan. /lajmishqip.net









