Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka dërguar një mesazh të prerë vendeve partnere, duke u bërë thirrje aleatëve të SHBA-së që të largohen menjëherë nga Irani.
Gjatë një vizite zyrtare në një fabrikë në Detroit, lideri amerikan u pyet nga gazetarët nëse vërtet i kishte këshilluar aleatët e Uashingtonit të tërhiqeshin nga ky vend. “Unë mendoj se ata duhet të largohen. Nuk është aspak një ide e keqe”, u përgjigj ai në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Paralelisht, përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social” këtë të martë, Trump inkurajoi popullin iranian që të vijojë me valën e protestave masive. Ai i kërkoi qytetarëve që të “marrin nën kontroll institucionet shtetërore”, ndërsa përsëriti zotimin e tij të fundit se “ndihma tashmë është rrugës”. /lajmishqip.net
