Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Presidentin Joe Biden.
Biden e ka thirrur Trumpin pas zgjedhjeve për ta uruar atë për fitoren dhe e ka ftuar në takim në Shtëpinë e Bardhë.
Përderisa demokratët e kanë cilësuar Trumpin si kërcënim për demokracinë, Biden megjithatë është zotuar se do të ketë transferim paqësor të pushtetit dhe do t’iu përmbahet protokolleve të zakonshme për këtë proces, shkruan CNN.
Megjithatë, kështu nuk kishte ndodhur pas zgjedhjeve presidenciale më 2020, kur Trump refuzoi të pranonte humbjen dhe nuk e kishte ftuar Bidenin për takim në Shtëpinë e Bardhë. Republikani po ashtu nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit.