Kandidati i Partisë Republikane për president në SHBA, Donald Trump, ka bërë edhe një herë një koment që ka bërë bujë të madhe.
Ish-presidenti amerikan këtë herë ka kritikuar hebrenjtë që votojnë për Partinë Demokratike, raporton abcnews.
Në një intervistë në radion e New Yorkut, 78-vjeçari i quajti hebrenjtë që votojnë për Partinë Demokratike “budallenj absolut” dhe më pas veçoi senatorin, Benry Sanders dhe bashkëshortin e Kamala Harrisit, Doug Emhoff, të cilët i quajti “hebrenj të këqij”.
Përveç kësaj, ai tha se “çdo hebre që nuk voton për të duhet t’i kontrollohet koka” dhe në intervistat e mëparshme ai theksoi se çdo hebre që voton për demokratët “e urren fenë e tij”.
Emhoff iu përgjigj drejtpërdrejt Trump duke thënë se ai përdor stereotipe për të poshtëruar popullin hebre dhe kujtoi lidhjet e bashkëpunëtorëve të tij me idetë dhe grupet neo-naziste.
Trump u kritikua gjithashtu nga fushata e Kamala Harrisit dhe Chuck Schumerit, zyrtar i lartë i Partisë Demokratike dhe gjithashtu një hebre./Telegrafi