Trump e quan Turqinë si “Shumë e Zgjuar”! Vlerëson marrëdhëniet e tij me presidentin Erdoğan

1 minute, 48 seconds Read

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Türkiye është “shumë e zgjuar”, si dhe ka vlerësuar marrëdhëniet e tij personale me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.

“Türkiye, meqë ra fjala, është një forcë e madhe dhe Erdoğan është dikush me të cilin shkoj mirë, por ai ka një forcë të madhe ushtarake… dhe e tija nuk është konsumuar nga lufta”, u tha Trump gazetarëve në pronën e tij në ‘Mar-a-Lago’, duke shtuar se presidenti Erdoğan “ka ndërtuar një ushtri shumë të fortë dhe të jashtëzakonshme”.

I pyetur nëse do të tërheq trupat amerikane nga Siria verilindore, Trump duke ngurruar tha se Erdoğan është “shumë i zgjuar”.

“Mendoj se Türkiye është shumë e zgjuar. Ai është shumë i zgjuar dhe shumë i fortë, por Türkiye bëri një marrje jomiqësore, pa humbur shumë jetë. Mund të them se Asadi ishte një kasap me atë që u bëri fëmijëve”, tha Trump.

Më tej, ai theksoi se “askush nu ke di se çfarë e ardhme ka përpara Sirisë pas Asadit, por tha se ai mendon se “Türkiye do ta mbajë çelësin” e kombit sirian.

“Në fakt, nuk mendoj se e keni dëgjuar këtë nga dikush tjetër, por unë kam qenë shumë i mirë në parashikime”, tha ai.

Shumë analistë dhe komentues të politikës së jashtme kanë thënë se Türkiye doli me një dorë më të fortë nga ngjarjet e fundit në Siri.

Në Siri, SHBA-ja prej kohësh ka bashkëpunuar me SDF-në si partnerin e saj kryesor kundër DEASH-it, duke u përballur me kundërshtime të forta nga Türkiye. Grupi drejtohet nga YPG-ja, dega siriane e PKK-së, një grup i përcaktuar terrorist në SHBA dhe Türkiye.

Mbështetja e Washingtonit për SDF-në ka përkeqësuar tensionet në marrëdhëniet dypalëshe midis aleatëve të NATO-s.

Që nga rënia e Bashar Asadit, përleshjet kanë vazhduar midis SDF-së dhe Ushtrisë Kombëtare Siriane të mbështetur nga Türkiye.

Publikime te ngjashme