Trump e Infantino e prezantojnë trofeun e Kupës së Botës për Klube: Trofe i së ardhmes

0 minutes, 59 seconds Read

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump e ka ftuar Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në Shtëpinë e Bardhë, me këtë të fundit që e prezantoi trofeun e Kupës së Botës për Klube të vitit 2025, që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë verë.

Formati i ri i Kupës së Botës për Klube nis në qershor, menjëherë pas finales së Ligës së Kombeve dhe Finalissimas mes Spanjës dhe Argjentinës.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Sot është dita kur jemi 100 ditë larg kompeticionit të ri, FIFA Kupa e Botës për Klube, me ekipet dhe lojtarët më të mirë në botë. Andaj ju prezantojmë këtë trofe, një trofe unik, me një çelës. Është një trofe i së ardhmes, i cili prezanton të kaluarën, të tashmen e të ardhmen”, tha Infantino.

Presidenti i FIFA-s ka bërë me dije se trofeu do të mbetet në Shtëpinë e Bardhë, dhe së bashku me Presidentin Trump do t’ia dhurojnë fituesit në finalen e 13 korrikut.

32 ekipe do të marrin pjesë në këtë turne, me finalen që do të luhet në stadiumin “MetLife” në Neë Jersey./GazetaExpress

Publikime te ngjashme