Tragjedia në familjen Isufi: veterani i UÇK-së që u vra nga vëllai, kishte alarmuar për ndaljen e pensionit

1 minute, 5 seconds Read

Ish-futbollisti i klubit KF Dukagjini, Jetmir Isufi, dyshohet se gjatë ditës së sotme ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufin. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ndërsa detaje të reja hedhin dritë mbi gjendjen e rënduar të viktimës para aktit fatal.

Vetëm pak ditë para se të ndodhte kjo tragjedi, Faruk Isufi kishte bërë një denoncim publik lidhur me vështirësitë e tij ekonomike. Ai kishte njoftuar se institucionet i kishin ndërprerë pensionin që i takonte si veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Në dëshmitë e tij të fundit, Isufi tregonte me krenari angazhimin e tij ushtarak, duke saktësuar se ishte pjesë e celulave të para të UÇK-së që nga prilli i vitit 1998. Ai kishte udhëtuar tre herë drejt Shqipërisë për furnizim me armatim, duke shërbyer deri në transformimin e ushtrisë në TMK.

Pas largimit nga TMK-ja, ai kishte punuar si shofer në një firmë private për tetë muaj. Ai shpjegonte se pas kësaj periudhe, pensioni i tij ishte ndërprerë dhe më pas ekzekutuar vetëm me 50% të vlerës gjatë muajve të dimrit, për t’u ndalur përfundimisht në shkurt të këtij viti. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme