Tirana zyrtare alarmon Hagën: Kujdes, po cënoni historinë dhe themelet e pavarësisë së Kosovës

0 minutes, 46 seconds Read

Nga Tirana vjen një reagim i fortë institucional, ku zyrtarja e lartë, Elisa Spiropali, ka shprehur shqetësimin e thellë të shtetit shqiptar lidhur me zhvillimet e fundit dhe qasjen e ndjekur në procesin gjyqësor pranë Gjykatës Speciale.

Në reagimin e saj publik, ajo nëvizoi se ky institucion ka sot një përgjegjësi historike për të garantuar që procesi të mos lejojë gjuhën dhe qasjen e Prokurorisë të cënojnë padrejtësisht luftën çlirimtare, themelet e pavarësisë dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë.

Spiropali paralajmëroi se vetëm një verdikt i bazuar në prova dhe standarde të larta mund ta largojë hijen e rëndë që është hedhur mbi kujtesën historike të luftës sonë të drejtë, deklaratë kjo që vjen pas kërkesës shokuese të Prokurorisë për dënimin me rreth 180 vjet burgim të krerëve të UÇK-së./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme