Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, u ka drejtuar një thirrje publike të gjithë qytetarëve për pjesëmarrje në tubimin masiv që do të mbahet më 17 shkurt. Ky organizim, që përkon me Ditën e Pavarësisë së Kosovës, do të zhvillohet nën moton “Drejtësi, jo politikë!“.
Në mesazhin e tij, Hamza nënvizoi se kërkesa për drejtësi ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka, shpallën pavarësinë dhe hodhën themelet e shtetit, është në fakt drejtësi për çdo qytetar. Ai fton popullin që të martën e 17 shkurtit, në orën 14:00, të mblidhen në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Drejtësi, jo politikë! Drejtësia për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, që e shpallën pavarësinë dhe e ndërtuan shtetin, është drejtësi për të gjithë ne. Më 17 shkurt, bashkohemi në sheshin ‘Skënderbeu’. Është koha që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë luftëtarët e lirisë të kthehen në shtëpi,” ka shkruar Hamza. /lajmishqip.net
