Jetmiri ka lënë mbrëmjen e djeshme lojën e BBV. Mes shumë debatesh, Jetmiri ditët e fundit të qëndrimit të tij ka vendosur të protestojë, pasi sipas tij i është mohuar e drejta e fjalës.
Pas daljes nga shtëpia, Jetmiri ka nisur dhe me deklaratat e para, ku ka thënë se ka shumë gjëra për të treguar dhe se do tregojë në vazhdim gjithçka ndodh brenda shtëpisë dhe me banorët.
I pari në radhë që Jetmiri ka “shënjestruar” është Juli, për të cilin ka bërë një reagim në Instastory, ku i drejtohet me ironi si “kandidat pë vend pune”.
“Gjithollogu. Ka dhe njerëz me karakter dhe dinjtet o kandidat për vend pune” – shkruan Jetmiri për Julin, ndërsa ka vijuar me një tjetër reagim për BBV.
“T’i thuash dikujt ti s’mund të marrësh frymë dhe ti duhet të vendosësh kushte si duhet të sillet, flasë apo lozë vetëm në këtë rast ka ndodh në historinë e Big Brotherave.” – shkruan ai.