Tensionet në Lindjen e Mesme: Ambasada në Riad nis procedurat emergjente për riatdhesimin e kosovarëve

0 minutes, 57 seconds Read

Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka zyrtarizuar sot një masë të jashtëzakonshme për të lehtësuar kalimin e shtetasve të huaj nga vendet fqinje drejt territorit saudit, duke synuar riatdhesimin e tyre të sigurt, si pasojë e situatës së tensionuar që po mbizotëron aktualisht në Lindjen e Mesme.

Përmes një njoftimi nga Ambasada e Kosovës në Riad, bëhet e ditur se autoritetet saudite kërkojnë dorëzimin e menjëhershëm të listave me emrat e shtetasve, të cilat duhet të shoqërohen me të dhënat e pasaportave dhe destinacionet e tyre finale të udhëtimit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Regjistri duhet të specifikojë shtetin e nisjes, si Kuvajtin, Bahrejnin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe apo Omanin, me qëllim që të mundësohet pajisja me viza emergjente saudite për të përshpejtuar tranzitin dhe kthimin e qytetarëve në shtëpi”, thekson njoftimi të cilin e transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me koordinimin dhe dërgimin e informacioneve të nevojshme, të gjitha palët e interesuara udhëzohen të kontaktojnë zyrtarisht në adresën elektronike: embassy.saudiarabia@rks-gov.net./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme