Janë hedhur molotovë para godinës së Kryeministrisë teksa kreu demokrat Sali Berisha po mban fjalën e tij para protestueseve në një lidhje të drejtpërdrejtë.
Teksa Berisha iu drejtohet protestuesve përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë, ai ka theksuar se jemi përballë një katastrofe.
Sipas tij, 80% e shqiptarëve po largohen.
“Çdo shqiptar duhet të pranojë të vërtetën se narkoshteti, kapja e drejtësisë, uria e fmijëve, nuk kanë qenë keqqeverisje, as rastësi, por kushte të kalkuluara për nxirjen e jetës së shqiptarëve”.
Berisha ka vijuar duke thënë se “Rama përballë skandaleve nuk mban asnjë përgjegjësi, nuk shfaq asnjë pendesë, sepse Edi Rama, gjithçka e kishte pjesë të agjendës që kur mori pushtetin në vitin 2013”.
Sipas Berishës, Rama e do Shqipërinë pa shqiptarë.
“Bashkë me kanabizimin e Shqipërisë nisën dhe vjedhjet barbare”, ka shtuar ai, teksa ka pohuar se drejtësia e re është bërë për t’iu bindur urdhrave të Ramës.
“Drejtësia e re është bërë për t’u nxirë jetën shqiptarëve për të pritur 15 vite për një proces gjyqësor”, ka pohuar ai.
Realitet i ri në vend, sipas Berishës, është një realitet alarmant.
Realitet i ri në vend, sipas Berishës, është një realitet alarmant pasi miliona para publike po vidhen nga Rama “për Dubai City për portin e Durrësit”.
Kreu demokrat e ka krahasuar vendin me atë që ndodh në Rusi, ku “ndiqen dhe persekutohen drejtuesit opozitarë, kurse kandidatët e opozitës burgosen, vetëm se nuk plotësojnë interesat e Ramës”.