Të paktën 11 persona janë plagosur pasi raportohet se janë lëshuar predha nga Libani për në Majdal Shams, Lartësitë e Golanit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe shërbimit të emergjencës kombëtare të Izraelit.
“Pak më parë kanë rënë sirenat në zonën e Majdal Shams. Një predhë u identifikua duke kaluar nga Libani në drejtim të zonës. Në zonë është identifikuar një goditje. U raportuan lëndime”, tha IDF, duke shtuar se “afërsisht 30 predha u identifikuan duke kaluar nga Libani në territorin izraelit”.
Një zëdhënës i Magen David Adom (MDA) tha se pesë persona janë në gjendje kritike dhe gjashtë në gjendje të rëndë, sipas raporteve fillestare.
Bëhet e ditur se kërkimet në zonë po vazhdojnë, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, në vendngjarje është dërguar një ekip i madh i MDA-së. Mjekët e ndihmës mjekësore po trajtojnë viktimat që ata thonë se janë të moshës nga 10 deri në 20 vjeç.
Disa janë duke u trajtuar në vendngjarje dhe të tjerët janë transferuar në klinikat lokale.
Në vendngjarje janë dërguar edhe helikopterë evakuimi, ambulanca dhe mjete të kujdesit intensiv.
Siç raportohet, predhat janë lëshuar nga Libani Jugor në Lartësitë e Golanit të aneksuara nga Izraeli më 9 korrik të vitit 2024, mes përleshjeve të vazhdueshme ndërkufitare midis trupave izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut.
Ndryshe, policia “po siguron zonën dhe po kërkon mbetje shtesë për të eliminuar çdo rrezik të mëtejshëm”.