Dy analistët e rregullt televiziv kanë pasur një duel sot paradite. Zënka e tyre ka pasur të bëjë me përgatitjen akademike.
Ndonëse zënkë simpatike, kjo përleshje televizive ende nuk ka arritur ta marrë vëmendjen e merituar. Zënka u regjistrua në Klan Kosova. Ka qenë Ramabaja që nisi përqeshjen ndaj Zekës.
Nuk i pëlqenin fjalët e Zekës kur kritikonte Kurtin për Asociacionin. Pas disa fjalëve me pak ofenduese, Rambaja zbrazi artilerinë e rëndë.
“Ti e ke që të kemi rrëzu prej provimeve”, i tha Ramabaja gazetarit Zeka, pasi ky vazhdimisht e quante akademik analistin e VV’së. Kjo ironi e nervozoi Ramabajën.
Moderatorja e pyeti Zekën se a është e vërtetë që Ramabaja të ka rrëzuar nga provimet. Ramabaja sqaroi më pas se Zekën e rrëzuan shokët e tij. Ndërsa Zeka pohoi se e ka kryer fakultetin.
“Me notë mesatare 9.8”, ishte përgjigja e Zekës.
“Ke mundur ta blesh dikund diplomën edhe me 10”, ishte replika e Ramabajës.
Të dytë më pas shpërthyen në ofendime duke e quajtur sharlatan njëri-tjetrin.
Pjesa e zënkës së Ramabajës dhe Zekës nga minuta e 30: