Policia holandeze u përlesh me një grup që përpiqej të parandalonte një sulm ndaj librit të shenjtë mysliman, Kuranit, organizuar nga Edwin Wagensveld, udhëheqës i lëvizjes Evropianët Patriotë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA).
Policia tha se grupi po demonstronte kundër djegies së Kuranit të nga PEGIDA, për të cilën ata kishin marrë leje nga bashkia e Arnhemit.
Ky grup tentoi të ndërhyjë, gjë që solli erdhi deri të ndërprerja e demonstratës, kurse burrat që tentuan të djegin Kuranin janë detyruar të ikin.
Në fund, protestuesit e ‘shpëtuan’ Kuranin. Tre persona u arrestuan për mosbindje ndaj autoritetit dhe tre policë morën lëndime të lehta.
Drejtuesi i PEGIDA-s është vënë nën mbrojtjen e policisë. Kryetari i bashkisë së Arnhemit, Ahmed Marcouch, me origjinë marokene, tha se djegia e librit të shenjtë nuk është e ndaluar në Holandë.
Marcouch vuri në dukje se ndërsa një akt i tillë mund të jetë i kuptueshëm sepse prek njerëzit, përdorimi i dhunës është i papranueshëm.
Në Holandë, kryetarët e bashkive kanë fuqinë të ndalojnë demonstratat nëse parashikojnë një shqetësim të rendit dhe qetësisë publike./Telegrafi
https://twitter.com/dave24144975/status/1746529287925080327