Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Pejën, Taulant Kelmendi, ka komentuar rezultatin e balotazhit, ku fitues u shpall Gazmend Muhaxheri i LDK-së.
Kelmendi e konsideroi rezultatin si të pritshëm, duke ia atribuuar atë bashkimit të forcave të tjera politike kundër tij, duke theksuar se kjo nuk është një fitore për qytetin.
“Për besë kjo është fitore e Gazmend Muhaxherit dhe grupit të tij, nuk është fitore e qytetit të Pejës. Unë mendoj që ky rezultat është i ndikuar prej grupeve prej shumë bashkimeve të vjetruara politike dhe nuk meriton respekt, megjithatë urime grupit të Gazmend Muhxaherit”, ka deklaruar Kelmendi në një lidhje telefonike për “Debat Plus”./lajmishqip.net
