Ish-kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tanimë deputet i Frontit Europian, në seancën e djeshme në Kuvend ka reaguar ndaj siç tha, shkeljes së Rregullores së punës së Kuvendit.
Ai nga foltorja tha se kryetari i ri i Kuvendit Afrim Gashi nuk e respekton Rregulloren, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Unë e njoh këtë Rregullore që e miratoi përbërja e fundit parlamentare, ju me cilën Rregullore punoni a mund të më tregoni. Kjo Rregullore është punuar për gati shtatë vite me opozitën atëherë, duke i sanksionuar të gjitha procedurat për të mos lënë hapësirë të keqpërdorimit. Ju kryetar nga seanca e parë deri tek kjo asnjë seancë nuk e keni ftuar sipas kësaj Rregullore”, tha mes tjerash Xhaferi.
Ndërsa Afrim Gashi kërkoi që Xhaferi t’i përmbahet diskutimit për rendin e ditës.