Tahiri “shuplakë” Presidentes Osmani – Shokuese si u sinkronizua me Kurtin për datën e zgjedhjeve

0 minutes, 41 seconds Read

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka pranuar hapur se caktimi i 28 dhjetorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve ishte një kërkesë e përmbushur për Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si alarmante mënyrën se si e para e shtetit u rreshtua në sinkron të plotë me kryeministrin Kurti, duke anashkaluar vullnetin e opozitës.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri theksoi se është tronditëse të shihet ky bashkëveprim i fshehtë në dëm të interesave opozitare, duke i shërbyer drejtpërdrejt agjendës elektorale të Albin Kurtit. Ai potencoi se zgjedhja e 28 dhjetorit 2025 ishte vullneti i pastër i krerëve të pushtetit, përkundër kundërshtimeve të ashpra nga subjektet e tjera politike. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme