Dy fluturake pa pilot që kishin si shënjestër rafinerinë Ras Tanura në Arabinë Saudite janë pikasur dhe asgjësuar në kohë, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Turki Al-Malki, siç njoftoi televizioni shtetëror Al Ekhbariya.
Deri më tani, zyra për medie e korporatës energjetike Aramco nuk ka lëshuar ndonjë komunikatë zyrtare që sqaron detajet rreth tentativës për sulm mbi këto instalime.
Kjo rafinerie mbetet një nga pikat më strategjike në Arabinë Saudite, me një fuqi prodhuese që arrin në rreth 550,000 fuçi nafte brenda ditës./lajmishqip.net









