Sveçla: “Kosova në shumë raporte ndërkombëtare prinë në luftimin e krimit të organizuar”

1 minute, 19 seconds Read

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Kosova prinë në shumë raporte ndërkombëtare në luftimin të të gjitha llojeve të krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, armëve dhe narkotikëve si dhe luftimin e migrimit të parregullt.

Këtë deklaratë ai e bërë në Ministerialin e BE-së për Punë të Brendshme dhe Drejtësi me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet nën organizimin e presidencës hungareze të Këshillit Evropian dhe Qeverisë së Malit të Zi.

“Sot prezantova sukseset e Republikës së Kosovës në fushën e luftimit të të gjitha llojeve të krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, armëve dhe narkotikëve si dhe luftimin e migrimit të parregullt. Falë përkushtimit të të gjitha institucioneve tona, vendi ynë sot prinë në shumë raporte ndërkombëtare në luftimin e këtyre dukurive si dhe nuk është më zonë rehatie si për grupe të ndryshme kriminale ashtu edhe për migrantë të parregullt.”, ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla ka shprehur përkushtimin e Kosovës për të bashkëpunuar me agjencitë e BE që të garantohet stabiltet e siguri.

“Duke njohur faktin se këto fenomene cënojnë sigurinë e vendit tonë, rajonit por edhe më gjerë, konfirmova përkushtimin tonë për bashkëpunim të mëtejmë me të gjitha agjencitë e BE-së në mënyrë që së bashku të garantojmë stabilitet por edhe siguri për vendet tona dhe jo vetëm”, ka shkruar ai.

Publikime te ngjashme