ë ambientet e Federatës së Basketbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin e ri garues 2025/26 të Superligës së Kosovës në basketboll.
Sezoni i ri do të nisë më 4 dhe 5 tetor dhe që në xhiron e parë do të rezervojë përballje tejet interesante, duke premtuar një kampionat të zjarrtë.
Çiftet e javës së parë janë këto:
Vëllaznimi – Bashkimi
Trepça – Peja
Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina
Bora – Rahoveci 029
Ndeshjet pritet të sjellin emocione që në start, me duele të forta tradicionale si Trepça – Peja dhe përballjen mes Yllit dhe Prishtinës.
Edicioni i ri i Superligës vjen pas një vere të ngarkuar me lëvizje në tregun e transferimeve, çka e bën edhe më të paparashikueshëm sezonin 2025/26.