Sulmi në një shkollë të Suharekës nga një qen i tërbuar, policia jep detaje

1 minute, 8 seconds Read

Të mërkurën një qen i tërbuar rreth orës 09:40 ka sulmuar katër persona duke ju shkaktuar lëndime trupore në një shkollë të Suharekës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Është raportuar se një qen që dyshohet se është tërbuar dhe ka sulmuar dy persona duke ju shkaktuar lëndime trupore. Po ashtu lëndime trupore gjatë ikjes kanë pësuar edhe dy persona tjerë, me ç’rast të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Ndërkaq, lidhur me rastin patrulla policore ka intervenuar dhe i është përgjigjur rastit me ç’rast zyrtarët policor janë ballafaquar me rrezikun nga qeni i cili u është vërsulur edhe zyrtarëve policor.

Tutje thuhet se me qëllim të eliminimit të rrezikut një zyrtar policor ka përdor pajisjen zyrtare (armën zyrtare) në drejtim të qenit duke e asgjësuar qenin.

Po ashtu, pas inicimit të rastit është arrestuar i dyshuari kosovar (pronari i qenit) nën dyshimin se e ka lënë qenin pa përkujdesje.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Telegrafi

Publikime te ngjashme