Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka paralajmëruar një mbledhje urgjente ditën e nesërme për të diskutuar situatën e krijuar në Iran pas sulmeve të fundit amerikane, ka bërë të ditur kreu i këtij organi të Kombeve të Bashkuara.
Në një zhvillim paralel, drejtori i programit bërthamor të Iranit, Mohammad Eslami, i është drejtuar me një letër zyrtare IAEA-së. Sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane, Teherani kërkon një hetim të thelluar mbi sulmet dhe i bën thirrje agjencisë të dënojë veprimet e Shteteve të Bashkuara.
Më herët gjatë ditës, IAEA konfirmoi se nuk është vërejtur asnjë dëmtim apo rritje e niveleve të rrezatimit në tre qendrat bërthamore në Iran që ishin shënjestër e goditjeve, raporton lajmishqip.