Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë të mesme në Georgia të SHBA-së, ku raportohet se katër persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë të plagosur.
Siç raporton CNN, autori i masakrës është një 14-vjeçar, por nuk dihet ende nëse ishte apo jo nxënës në shkollë.
Policia nuk ka dhënë asnjë detaj për autorin e këtij sulmi.
SHBA-ja është përballur me qindra raste të sulmeve me armë zjarri brenda shkollave dhe kolegjeve në dy dekadat e fundit./GazetaSinjali