Subvencionimi për izolim të shtëpive! Kurti me apel që të aplikonohet sa më parë, afati do të zgjasë dy javë

1 minute, 40 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë për subvencionimin për efiçiencë të energjisë.

Kurti ka shkruar se aplikimi do të zgjasë dy javë, transmeton Telegrafi.

“Sapo u hap afati për aplikim për subvencionimin për efiçiencë të energjisë për shtëpitë tuaja e që do të zgjasë dy javë. Thirrja e kaluar, e cila njëjtë si kësaj here ishte përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian, u mbyll para afatit për shkak të interesimit të lartë. Prandaj aplikoni sa më parë, që të mund të siguroheni që përfitoni nga ajo”, shkruan Kurti.

Ndryshe, përkrahja financiare do të jetë deri në 5,500 euro për të: izoluar shtëpitë e çatitë tuaja dhe për zëvendësuar dritaret e dyert e jashtme.

Kriteret që duhet plotësuar:

-Aplikuesi të jetë qytetar i Republikës së Kosovës dhe të ketë dokument identifikimi valid të Republikës së Kosovës;

– Aplikuesi të jetë i regjistruar dhe i verifikuar në platformën eKosova – https://ekosova.rksgov.net/.

– Shtëpia të jetë e banuar dhe e lidhur me njërin nga distributorët operues energjetikë në Republikën e Kosovës;

-Konsumi/pagesa për energji elektike: 4a. 21 nga 24 muajt e fundit, shtëpia të ketë konsum të energjisë elektrike prej së paku 250 kWh (kilovat orë) për muaj4; 4b. Kriteri sipas pikës 4a. nuk vlen për konsumatorët e rinj, të regjistruar5 nga data 1 shkurt 2024.

Për konsumatorët e rinj kërkohet që të kenë një faturë të paguar të energjisë elektrike për së paku një muaj nga shkurti 2024 deri në momentin e aplikimit.

Për të kuptuar se a kualifikoheni, lexoni me kujdes thirrjen në: https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/

Për të aplikuar klikoni në https://ekosova.rks-gov.net/.

Këto masa implementohen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё, dhe përkrahen nga European Union in Kosovo./Telegrafi

Publikime te ngjashme