Reperi i njohur shqiptar Stresi, i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, është lajmëruar sërish nga arratia. Kësaj radhe, ai ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet duke u larë në bregdet.
Megjithatë, reperi nuk ka bërë të ditur se cilës kohë i përket videoja, duke lënë ndjekësit e tij në dilemë për vendndodhjen e tij të saktë.
Stresi është në kërkim nga autoritetet për përfshirjen e tij në një konflikt që ndodhi ditë më parë jashtë një diskoteke në Pejë.
Ndërsa reperi vazhdon të sfidojë ligjin, Policia e Kosovës mbetet në ndjekje të tij për të sjellë drejtësinë për incidentin e përfolur.
Në reagimin e fundit Stresi ka shkruar se nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
Ai madje ka kërcënuar Eurofast se nuk do të rri duarkryq nëse kjo njësi ja mësynë shtëpisë së tij.
“Eurofast kujdes mos i hypni kalit mbrapsht ju sugjeroi mos u afroni se do bohet nami kaq po ju them”, ka shkruar Stresi në reagimin e tij të fundit.
Ai ka pas kritika të ashpra ndaj ministres së Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiut.
Madje nuk ka kursyer fryrjet ndaj saj duke e quajtur ‘zdralicë’.
Reagimin e plotë të Stresit e gjeni me poshtë: