Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Jeta Statovci , po merr pjesë në në Konferencën Ndërparlamentare për Stabilitetin, Koordinimin Ekonomik dhe Qeverisjen në BE (SECG).
Statovci si pjesëmarrëse në këtë konferencë, ka folur lidhur me reformën e qeverisjes ekonomike, për faktorët e stabilitetit makroekonomik, borxhin publik dhe masat ekonomike të ndërmarra nga qeveria.
“Politikat dhe trashëgimia institucionale e BE-së që afrojnë rajonin tonë me këtë organizatë, është rruga që ndjek Kosova me përkushtimin e të gjitha institucioneve tona. Tema ku debatova ishte mbi reformën e qeverisjes ekonomike, ku fola për faktorët e stabilitetit makroekonomik, borxhin publik, dhe masat ekonomike të ndërmarra nga qeveria”, ka shkruar Statovci në Facebook.
Postimi i plotë i Statovcit:
Në kuadër të bashkëpunimit parlamentar të Presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian, kënaqësi të marrë pjesë në Konferencën Ndërparlamentare për Stabilitetin, Koordinimin Ekonomik dhe Qeverisjen në BE (SECG).
Politikat dhe trashëgimia institucionale e BE-së që afrojnë rajonin tonë me këtë organizatë, është rruga që ndjek Kosova me përkushtimin e të gjitha institucioneve tona.
Tema ku debatova ishte mbi reformën e qeverisjes ekonomike, ku fola për faktorët e stabilitetit makroekonomik, borxhin publik, dhe masat ekonomike të ndërmarra nga qeveria.