Standardi i mbrapsht i pushtetit: Gruda zbulon pse dështoi plani i VV-së për presidentin e ri

1 minute, 10 seconds Read

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, i ftuar sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka analizuar në detaje situatën aktuale dhe tensionet politike në vend.

Sa i përket procesit për zgjedhjen e presidentit të ri, Gruda vlerësoi se Lëvizja Vetëvendosje ka rënë viktimë e standardit që e ka ndërtuar vetë. Sipas tij, kjo qasje ka shërbyer vetëm për t’u tallur me proceset e rëndësishme politike në Kosovë.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Ajo që ka ndodhur realisht është se Vetëvendosja ka rënë pre e një standardi të mbrapsht që e krijoi vetë. Ata zgjodhën të tallen me proceset dhe të mos e trajtojnë me seriozitetin e duhur dialogun politik për zgjedhjen e kreut të shtetit,” deklaroi Gruda.

Duke u ndalur te strategjia e partisë në pushtet, deputeti i PDK-së u shpreh se VV-ja ka pasur një perceptim të gabuar për fuqinë e opozitës pas procesit zgjedhor. Ai theksoi se pushteti llogariti në një dorëzim të pakushtëzuar të taborit opozitar.

“Ata menduan se opozita është aq e dërmuar nga rezultati i zgjedhjeve sa nuk do të rezistonte fare. Besuan se opozita do të votonte verbërisht këdo që do të propozohej, përfshirë edhe Glauk Konjufcën, por realiteti doli krejtësisht ndryshe,” përfundoi deputeti Gruda./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme