Spektakël mahnitës i fishekzjarreve në Prishtinë

0 minutes, 35 seconds Read

Kryeqyteti i Kosovës u mbush me atmosferë festive gjatë ndërrimit të moteve.

Në orët e para të natës, qyteti mori ngjyra të ndryshme nga fishekzjarret të cilat ndriçuan qiellin mbi qendrën e Prishtinës, duke krijuar një spektakël mahnitës për qytetarët dhe mysafirët e shumtë.

Fishekzjarret, që filluan në orën 00:00, ishin një simbol i bashkimit dhe dëshirave për një vit të ri më të mbarë, të mbushur me shëndet, dashuri dhe suksese.

Fishekzjarret ishin vetëm një pjesë e festimeve që mbushën qytetin me atmosferë pozitive.

Fotografi Arben Llapashtica ka kapur momente mbreslënëse.

Për ta shikuar videon klikoni KETU. /Telegrafi

Publikime te ngjashme