Zgjedhjet e ardhshme amerikane mund të jenë ndër më të paparashikueshmet ndër breza.
Sondazhi i fundit i New York Times/Siena College tregon se, mes votuesve të mundshëm, Donald Trump kryeson kundrejt Kamala Harrisit me 48-47 për qind.
Ky është një përmirësim i dukshëm për demokratët në krahasim me sondazhin e Times/Siena në fillim të korrikut, ku Joe Biden ishte gjashtë për qind pas kandidatit republikan.
Kjo erdhi si pasojë e performancës së dobët në debatin e parë për president të SHBA-së.
Trump kryeson 48-46 për qind kundrejt Harrisit mes votuesve të regjistruar. Ai kishte udhëhequr mes votuesve të regjistruar me nëntë për qind kundrejt Bidenit në sondazhin pas debatit.
Pak para debatit të qershorit, vetëm 48 për qind e votuesve thanë se po i kushtonin vëmendje fushatave. Kjo shifër tani është 64 për qind.
Sondazhi u realizua me 1142 votues të regjistruar dhe pas vendimit për tërheqje të Joe Bidenit. Marzha e gabimit është 3.3 për qind.