Arianit Sllamniku ka reaguar ndaj raportimeve të fundit, sipas të cilave ai dyshohet se ka përdorur tek fëmijët me autizëm medikamente që zakonisht janë të destinuara për përdorim veterinar dhe jo për njerëz.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sllamniku ka hedhur poshtë kritikat dhe ka bërë një krahasim me situatën e vitit 2021, kur ai kishte protestuar kundër vaksinimit kundër COVID-19, duke i cilësuar vaksinat si të “pa testuara”.
“I njëjti milet jemi… Në 2021 kur të gjithë pritnin rendin për vaksinim në radhë, unë dola dhe protestova në emër të ruajtjes së shëndetit të të gjithëve nga vaksinat e pa testuara! Edhe këto ditë si dikur me 2021, u quajta me fjalët më të rënda por heshta dhe prita e derisa prisja filluan të shtohen zërat që kanë gabuar se janë vaksinuar!
D.m.th të gjithë ata që më kanë shkruar në mbështetje dhe përkrahje morale, i falënderoj pa masë derisa të vaksinuarve me 2021 ju them se: “I njëjti milet jeni. Sikur në 2021 po e përjetoj tani 2026… asgjë e re. Qershiat do i hani sikur pas gabimit tuaj me 2021 por shëndetin tuaj dhe të fëmijëve tuaj nuk do e keni si më parë!”.
