Shtëpia e Bardhë dënon sulmin terrorist në Moskë, thotë se ISIS-i është armik i përbashkët që duhet mposhtur

0 minutes, 51 seconds Read

Sekretarja për media në Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha në një deklaratë të shtunën se Shtetet e Bashkuara “dënojnë fuqishëm” sulmin terrorist në një kompleks të koncerteve pranë Moskës.

Ajo shtoi se ISIS-i, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin pa dhënë prova, është një “armik i përbashkët terrorist që duhet mposhtur kudo”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën të dashurit dhe për ata që u plagosën ose u prekën nga këto sulme të pandërgjegjshme kundër civilëve të pafajshëm”, tha Jean-Pierre në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë. “ISIS është një armik i përbashkët terrorist i cili duhet mposhtur kudo”.

Të paktën 133 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi sulmuesit sulmuan vendin me armë dhe pajisje ndezëse.

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti sulmin një “akt terrorist barbar”.

Publikime te ngjashme