Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve në ShBA

0 minutes, 33 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në sy të vajzës dhe prindërve.

Sipas Euronews,al, Bruna Flamuraj është vrarë nga bashkëshorti i saj Lindi Flamuraj rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shkak për sherrin mes çiftit ishte xhelozia.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, por ajo që raportohet është se autori është shtruar në spital i plagosur, pasi ka pësuar dëme gjatë konfliktit me të shoqen, ngjarje që përfundoi me vrasjen e saj.

Publikime te ngjashme