Shpërthen në lot Xhafer Gashi : Nana më tha ‘Që nuk lufton për Kosovë, për kënd do me luftu?’

0 minutes, 44 seconds Read

Xhafer Gashi ka bërë një rrëfim emocional në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ish-udhëheqësi i luftës në Koshare, ka treguar se pas largimit nga Kosova shpesh i ishte lutur Zotit që të kthehej në vend i veshur me uniformë në shërbim të atdheut.

“Ëndrra mu plotësua”, thotë Gashi në emisionin ‘Gallatë’ më Arben Ahmetin në Kanal10.

Ai nuk i ka mbajtur lotët kur ka kujtuar fjalët e nënës së tij, e cila gjatë një bisede telefonike i kishte thënë se nëse nuk lufton për Kosovë, për kë do të luftosh.

“Me pyeti ku je dhe unë i tregova. Tha që nuk luftoni ju për Kosovë, kush ka me luftua, mos ju ndaj shoqërisë”, kishte qenë mesazhi i nënës së tij.

Rrëfimin e tij emocional e gjeni me poshtë:

Publikime te ngjashme