Sipas informacioneve të fundit, numri i të vdekurve nga përmbytjet katastrofike që goditën zonën e Jabllanicës në Bosnje e Hercegovinë ka shkuar në 17.
Ministria e Punëve të Brendshme të Kantonit Neretva, ka konfirmuar se deri më tani kanë vdekur 16 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Bosnjë dhe Hercegovinë në 18.
Qeveria e Kantonit Neretva konfirmoi më herët vdekjen e 14 personave në zonat e përmbytura në Jabllanicë, por se një numër i madh i njerëzve u raportuan të zhdukur në Jabllanicë dhe në zonën e Konjica.
Një foshnjë është në mesin e të vdekurve, ndërsa mjekët në Mostar po luftojnë për jetën e një nëne, transmeton Telegrafi.
Situata është dramatike edhe në Konjica, Kreshevë dhe Kiselak, ku një pjesë e shtëpive janë nën ujë. Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, vërshimet kanë goditur Kiselakun, Fojnicën dhe Kreshevën.
Sot, Google Maps shënoi në hartat e saj përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe vuri në pah rrugët që janë të mbyllura për trafik.
“Udhëtarët, furgonat dhe automjetet tjera tani mund të lëvizin në rrugën kryesore Konjic – Jabllanicë. Komunikacioni është ende i ndërprerë në rrugët Jabllanicë – Mostar, Jabllanicë – Prozor dhe Jabllanicë – Blidinjë”, u tha nga ministria e Transportit./Telegrafi