Shifra rekord, ari kalon 4,400 dollarë për ons dhe shënon nivelin më të lartë ndonjëherë

0 minutes, 52 seconds Read
Banner Description

Çmimi i arit ka arritur një tjetër rekord, duke u tregtuar për herë të parë mbi 4,400 dollarë për ons.

Sipas analistëve, rritja e metalit të çmuar po nxitet nga pritjet se banka qendrore e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë me ulje të tjera të normave të interesit gjatë vitit të ardhshëm.

Ari e ka nisur vitin në nivelin rreth 2,600 dollarë për ons, por zhvillimet e muajve të fundit kanë shtuar kërkesën e investitorëve për asete të sigurta. Tensionet gjeopolitike, tarifat e Trumpit dhe pritjet për ulje të normave kanë ndikuar drejtpërdrejt në orientimin e tregut drejt arit, si dhe mallrave të tjera të konsideruara si strehë e sigurt.

Sipas një studimi të “BullionVault”, çmimi i arit është rritur më shumë se 68% këtë vit, duke shënuar rritjen më të madhe vjetore që nga viti 1979.

Ndërkohë, edhe metalet e tjera të çmuara kanë ndjekur të njëjtin trend, pasi çmimet e argjendit dhe platinës janë rritur gjithashtu. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme