SHBA për zhvillimet në Veri: Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime

1 minute, 19 seconds Read

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, duke folur në 25 vjetorin e National Democratic Institute (NDI) në Kosovë, ka bërë disa deklarata të cilat duket se i referohen zhvillimeve të fundit.

Javën që shkoi Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke i bërë publike “masat” e tij në 7 pika kërkoi kthimin e gjendjes së mëparshme në Veri.

Për diplomatin kryesor amerikan në Kosovë institucionet janë legjitime përfshirë ato në pjesën veriore.

“Kushtetuta e Kosovës është legjitime. Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime. Jemi të lumtur për përkrahjen që kemi dhënë për ndërtimin e këtyre institucioneve”, është shprehur Hovenier, shkruan Express.

Duke elaboruar më tej, Hovenier tha se qëndrimi i SHBA është i qartë dhe se s’do të ndryshojë.

“Do doja të marrë ca minuta për të rikujtuar pozicionin e Qeverisë së SHBA-së për Kosovën. Po e bëj këtë sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që të mos ketë keqkuptime apo keqprezentim të pozicionit të SHBA-së. Më 2008, SHBA e njohu Kosovën si shtet sovran të pavarur dhe sovran. Ne e bëmë këtë gjë bazuar në zotimet e qarta të lidershipit të atëhershëm që ata do të implementojnë plotësisht zotimet e bëra në Planin e Ahtisarit për të ndërtuar një shtet demokratik, multietnik dhe gjithëpërfshirës. Qëndrimi i SHBA-së është i pandryshuar, është i qartë dhe s’do të ndryshojë”, ka thënë Hovenier.

Publikime te ngjashme