Sërish të mërkurën në orët e mëngjesit janë parë forca të shtuara të ushtarëve dhe automjeteve të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.
Gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti është në vendngjarje dhe sjell informata e pamje nga atje.
Sipas karabinierëve, forcat e shtuara janë si vazhdim i trajnimit që ka nisur të shtunën.
Në fotografitë e dërguara nga gazetarja shihet edhe një dron.