Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Mbreti Charles dhe kryeministri Starmer organizojnë pritje, pjesë edhe Osmani

1 minute, 27 seconds Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e katër të Komunitetit Politik Evropian.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Presidentja Osmani do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.”

Osmani do të marrë pjesë në dy sesione plenare të EPC’së dhe në tryezën e rrumbullakët të liderëve me temën “Mbrojtja e demokracisë: luftimi i manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja”.

Ajo pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë evropianë dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe Kryeministri Starmer.

“Presidentja Osmani do të marrë pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe në tryezën e rrumbullakët të liderëve me temë “Mbrojtja e demokracisë: luftimi i manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja”. Në kuadër të Samitit, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe Kryeministri Keir Starmer. Gjatë takimeve bilaterale, Presidentja Osmani do të diskutojë rëndësinë e forcimit të aleancave të Republikës sonë, si dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet partnere me fokus të veçantë në fushën e sigurisë.”

Publikime te ngjashme