Blerim Sallahu i Lëvizjes Vetëvendosje i ka reaguar presidentes, Vjosa Osmani, pas vendimit për të shpërndarë kuvendin e Kosovës, pasi mbrëmë nuk u zgjedh presidenti i vendit.
Sipas Sallahut dekreti i Osmanit është kundërkushtetues.
“Dekreti është qartazi kundërkushtetues. Andaj, nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme mbi një bazë kushtetuese inekzistente. Kriteret e nenit 86 dhe 82 par 1.3 të Kushtetutës mbi të cilat është bazur dekreti nuk janë përmbushur për ta dërguar vendin në zgjedhje”, u shpreh Sallahu.
Më tutje Sallahu tha se kuvendi duhet të vazhdojë punimet, sepse sipas tij dekreti është kundërkushtetues.
“Konsideroj që Kuvendi duhet t’i zhvillojë punimet përderisa kemi dekret qartazi kundërkushtetues dhe përderisa Gjykata Kushtetuese të vendos për kërkesën që është dërguar dhe që mund të dërgohet në të ardhmen për rastin konkret”.









