Rohde shprehet i lumtur për ngritjen e Kosovës në indeksin anti-korrupsion

0 minutes, 44 seconds Read

Ambasadori gjerman në Republikën e Kosovës, Jorn Rohde, është shprehur i lumtur me arritjen e

Kosovës në përmirësimin e rezultateve në luftimin e korrupsionit.

Bazuar në vlerësimet e  “Transparency International”, Kosova gjatë vitit 2024 është renditur e 73-ta në nivel global, dhe e dyta në rajon.

Krahasuar me vitin 2023, kjo është një rritje prej 10 pozitash në indeks, nga 83 në 73.

Kësaj gjëje i është gëzuar ambasadori Rohde, që rritjen e ka parë që nga ardhja e tij me mision diplomatik, në vitin 2020.

“Kudos! Që nga ardhja ime në vitin 2020, Kosova është ngjitur 31 vende në Indeksin e Anti-korrupsionit. Tani renditet e 73-ta në nivel global, e dyta në rajon, pas Malit të Zi. Kjo arritje nxjerr në pah përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, transparencës dhe qeverisjes së mirë. Vazhdoni këtë trend pozitiv!” u shpreh Rohde.

Publikime te ngjashme